“Më vjen ndot dhe turp”, shpërthen Tahiri pas vendimit: Nuk e prisja,...

“Më vjen ndot dhe turp”, shpërthen Tahiri pas vendimit: Nuk e prisja, kjo është padrejtësi

199
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, flet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer çështjen në pikën zero.

“Jo, nuk e prisja, është mbas thuajse 3 vitesh historia do të merrte një drejtim, cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”, tha Tahiri.

Kush po ju sulmon dhe për cilat arsye?
Mua realisht, nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri që e zvarrit kështu gjykata, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë. Nuk kam asnjë emocion tani, përvec domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund procesit. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston.

Apeli vendosi të rikthejë për gjykim dosjen në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda duke rrëzuar vendimin që e shpallte fajtor për shpërdorim detyre, dhe e dënonte perfundimisht me 3.5 vite ne shërbim prove, ndërsa Jaeld Çelen me 5 vite burg.

Kjo dosje me këto akte do i kthehet GJKKO dhe pas shqyrtimit do të vendosë ajo nëse do ta rikthejë dosjen për gjykim ose do të pushojë çështjen.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY