Kjo është 26-vjeçarja e akuzuar si bashkëpunëtore, nxorri në pritë Hekuran Billën

Kjo është 26-vjeçarja e akuzuar si bashkëpunëtore, nxorri në pritë Hekuran Billën

367
0
Shares

Hekuran Billa u nxor në pritë para atentatorëve nga ish e dashura e tij. Burimet konfirmojnë se Adiola Lakra, 26-vjeçarja që u prangos sot në Berat është ish e dashura e Hekuran Billës, ndërsa së fundmi ajo ishte në një lidhje me Sebastian Malin, nipin e Prel Markut.

E reja akuzohet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Billës. Ajo dyshohet si një nga personat që ka informuar autorët për lëvizjet e Hekuran Billës, të cilin do ta takonte mbrëmjen e 11 qershorit.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor i thanë ABC News, se nga këqyrja e celularit të viktimës është përfituar edhe biseda që Billa kishte pasur me Adiolën.

Në funksion të hetimeve janë kryer edhe përgjime të bisedave telefonike mes 26 vjeçares Lakra dhe 22 vjecarit Sebastian Malit, i arrestuar si një nga autorët e dyshuar në ekzekutimin e Billës.

Sipas burimeve, së fundmi Adiola Lakra ishte në një lidhje me Sebastian Malin.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY