FOTO/Deputeti konservator britanik përshëndet vendimin për përzgjedhjen e kandidatëve: Risi modernizuese në...

FOTO/Deputeti konservator britanik përshëndet vendimin për përzgjedhjen e kandidatëve: Risi modernizuese në PD

71
0
Shares

Alex Shelbroooke, deputeti konservator britanik përshëndet procesin e brendshëm te perzgjedhjes se kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike.

Me anë të një postimi në Twitter, ai përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme.

Z.Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

Më poshtë postimi i tij:

Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i Partisë Konservatore, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e saj të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve.

Më poshtë qëndrimi zyrtar i Fondacionit Westminister i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe:

Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik. 🇦🇱⁣⁣
⁣⁣
Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY