Shantazh me publikimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale, si ra...

Shantazh me publikimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale, si ra në pranga 40-vjeçari në Tiranë

50
0
Shares

Policia ka kapur dhe ndaluar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për dhunë në familje dhe një 40-vjeçar që pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale.

40-vjeçari u identifikua si Mentor Dunga, nga Kamza. Nëpërmjet Facebook-ut i arrestuari i ka kërkuar duke e kërcënuar një qytetari nga Kamza 300 mijë lekë të vjetra dhe ky i fundit ia ka dhënë.

Pas disa ditësh i ka kërkuar edhe 600 mijë të tjera por personi ka shkuar në polici e ka denoncuar. Pas ndërhyrjes së policisë ai eshte venë në pranga.

M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur, me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, duke i marrë shumën 57.500 lekë, shtetasit G. B., për mospublikimin e disa fotove e videove në rrjetet sociale”,-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY