Publikohen për herë të parë fotot ‘sekrete’, dalin në publik vajzat e...

Publikohen për herë të parë fotot ‘sekrete’, dalin në publik vajzat e Vladimir Putin nga martesa e parë

175
0
Shares

Keto jane fotografitë e rralla të dy vajzave të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nga martesa e tij e parë.

Fotot ‘sekrete’ janë bërë publike nga ‘Daily Mail’ dhe tregojnë Marian dhe Katerinën në moshën e adoleshencës, kur Putin sapo kishte marrë pushtetin.

Prej vitesh, edhe pse pjesë e skenës politike, Putin është përpjekur që fëmijët e tij ti mbajë larg syrit të publikut, edhe pse sot janë mbi të 30-tat.

2 vajzat e tij jetojnë larg të atit, aq sa shumë rrallë shihen e mezi flasin me njëri tjetrin. Në foto ato shihen në ambientet e Kremlinit apo teksa luajnë bilardo me djemtë e Sergei Pugachev, një nga njerëzit në atë kohë më të besuar të Putin.

Në foto shfaqet edhe ish bashkëshortja e Putin, Lyudmila Ocheretnaya, prej së cilës u divorcua në vitin 2014.

Vajzat janë fotografuar herë në bibliotekën e Kremlinit, herë në festat e ndryshme të organizuara në Moskë.

Sot, Maria 35 vjeçe ka një karrierë në kërkimet mjekësore dhe është martuar me një biznesmen gjerman dhe janë prindër tashmë, duke e bërë Putinin gjysh për herë të parë. Ndërsa Katerina, 33 vjeçe, nga një balerinë, ka themeluar Agjencinë Artificiale Ruse.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY