DETAJE/Pse vdiq minatori në galeritë e Martaneshit? Policia arreston brigadierin e firmës

DETAJE/Pse vdiq minatori në galeritë e Martaneshit? Policia arreston brigadierin e firmës

58
0
Shares

Policia e Bulqizës ka arrestuar brigadierin e një minierë në Martanesh, ku ditën e djeshme (24 qershor) humbi jetën një vagonist.

”Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I.K ., 40 vjeç, banues në Bulqizë”, informon policia.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi duke mos kryer siç duhet detyrën e tij si brigadier e duke mos marrë masa në katet mes galerive ku kryheshin punimet në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit,  është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi B.Xh. , 56 vjeç, banues në Bulqizë ( vagonist).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY