U vodhën 700 mijë lekë, Drejtoria e Transporteve habit me reagimin: Po...

U vodhën 700 mijë lekë, Drejtoria e Transporteve habit me reagimin: Po bëjmë “hyzmetin”, haku do shkojë tek i zoti

72
0
Shares

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka reaguar për vjedhjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtorinë rajonale në Kashar.

Sipas njoftimit nga verifikimi i dokumentacionit dhe sistemit, rezultoi se nga ngjarja e vjedhjes në drejtorinë rajonale Kashar mungon shuma prej 706,148 lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të dt. 24.06.2020 (rreth orës 02:15-03:15) nga persona të maskuar, gjatë kohës që shërbimi ka qenë i mbyllur dhe në përgjegjësinë e subjektit që ka kontratë (deri në 23.07.2020) për ruajtjen e objektit.

Nderkaq, Drejtoria ka njoftuar per fitoren e nje seance gjyqesore, ku leket e vjedhura me heret u kthyen  ne kete drejtori.

“LAJM POZITIV nga DPSHTRR, për t’u ditur që çdo vlerë financiare garantohet! Subjekti bankar, me të cilin DPSHTRR ishte në proces gjyqësor për një ngjarje me pasojë vjedhjen e shifrës së 5,401,420 lekë të reja, e ndodhur gjatë transferimit së xhiros së DRSHTRR Laç, në dt. 27.12.2017, ktheu shumën përkatëse në llogarinë e DPSHTRR në dt. 22.05.2020! Haka do kthehet te i zoti për sa kohë çdo procedurë e drejtorive tona rajonale, me bankat apo kompanitë e sigurisë garanton gjithë vlerat monetare, dhe i bëhet hyzmeti çdo qindarke të arkës sonë! 😅👊✌️Shërbimi vijon normalisht! 🙌🙏🔛🔝”,-thuhet ne njoftimin zyrtar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY