“Eshtë ditë feste për ta”, Basha zbulon emrat dhe i uron: Rama...

“Eshtë ditë feste për ta”, Basha zbulon emrat dhe i uron: Rama me partnerë i paguan vetes gjysmë milioni euro

53
0
Shares

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka hedhur sot akuza ndaj “tre bashkëpronarëve të landifillit të Sharrës”, konkretisht sipas tij, Ramën, Ahmetajn dhe Veliajn si përfituesit e gjysmë milioni euro nga taksat e shqiptarëve, në një kohë kur ata po përjetojnë krizën më të rëndë ekonomike.

Nga Vora, ku Basha nisi sot takimet me biznesmenët e vegjël, ai vuri në dukje kontrastin e thellë që ekziston midis Shqipërisë reale dhe asaj virtuale, që propagandon qeveria Rama.

LIVE – Në Vorë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Vorë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 24 juin 2020

Kjo që ka ndodhur këto 3 muaj, grabitja e taksave të shqiptarëve, mungesa totale dhe braktisja e tyre, mungesa totale e ndihmës dhe braktisja e tyre, është fytyra e vërtetë e ketij shteti dhe dështimeve të këtij shteti, të këtij kryeministri për 7 vite me radhë. Kjo krizë e thellë ekonomike që po avancon ditë për ditë dhe po gërryen xhepat e shqiptarëve, po boshatis tavolinat e tyre dhe po shkatërron bizneset e vogla, po shkatërron mijëra vende pune te sipërmarrja prodhuese dhe sipërmarrja e madhe, ka një dhe vetëm një burim, jo thjesht dështimin, jo thjesht keqmenaxhimin por abuzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave dhe taksave tuaja dhe çuarjen e tyre në drejtim të një grushti njerëzish.

Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohur botërisht në mediat shqiptare që vazhdojnë çensurojnë çdo denoncim të opozitës dhe timin për këtë aferë të tmerrshme mafioze.

Është ditë feste për partnerët e tij nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Veliaj me shokë sepse dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve.

Urime Klodian Mertiri!Urime Edi Rama!

Urime Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj! 500 mije euro nga xhepat e shqiptarëve! Nderkohë qindra-mijëra familje dhe vogëlushët e tyre do vazhdojnë të mbeten me kotheren e bukës ose edhe pa bukë sonte, falë vendimeve tuaja, falë politikave tuaja”,-shprehet Basha.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY