Arrestohen 7 persona në Tiranë, policia jep detajet mbi akuzat e rënda

Arrestohen 7 persona në Tiranë, policia jep detajet mbi akuzat e rënda

94
0
Shares

Policia ke dhene detajet e disa arrestimeve te fundit nga operacionet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

-Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. R., 31 vjeç, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 36 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”.

-Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi:

I. H., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•O. R., 22 vjeç dhe A. Rr., 19 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejet përkatëse.

•I. M., 43 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.65 mg/l.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. H., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY