Zbardhet vrasja e dy biznesmenëve në Laç, kapet autori kryesor i ngjarjes,...

Zbardhet vrasja e dy biznesmenëve në Laç, kapet autori kryesor i ngjarjes, arrestohen dhe dy mjekë

319
0
Shares

Ngjarja e rëdnë e vrasjes së dy biznesmenëve në Laç duke se është zbardhur. Sipas policisë është arrestuar një person që u shfaq në spital pas 20 ditësh.

E.L. 30 vjeç, ka shkuar mbrëmjen e djeshme në spital, sepse plaga po i infektohej. Por, rasti i tij ka hedhur dyshime të forta se ai është atentatori i plagosur, në grupin e të maskuarve si policë, që vranë biznesmenët Bujar Likën dhe Paulin Markun në Kurbin më 30 maj. Ndaj, të plagosurit iu vunë prangat.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje. Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga  grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e  Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë”,-njofton policia.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY