Rreziku per emigrim i mjekeve, Spahia u kujton pagen e PD ne...

Rreziku per emigrim i mjekeve, Spahia u kujton pagen e PD ne qeveri, 1200 euro

52
0
Shares

Ish deputeti Bardh Spahia ka alarmuar n elidhje me mundesine e emigrimit te mjekeve pas pandemise.

Sipas të dhënave nga Forumi Ndërkombëtar Ekonomik i Vjenës, pandemia Covid-19 do nxisë emigrimin e mjekëve nga vendet si Shqipëria drejt perëndimit për shkak të mangësive që u identifikuan në sistemin shëndetësor në vendet e zhvilluara nga sfida me këtë pandemi.

“Sipas këtyre të dhënave, 772 mjekë janë larguar nga vendi ynë në periudhën 2012-2017, ndërsa shifrat e tre viteve të fundit, ende në proces matjeje janë më të larta. Duke patur parasysh se në një vit diplomohen më pak se 200 mjekë në Fakultetin e Mjekësisë, shifra e të larguarve është e konsiderueshme. Nevojat e vendeve të zhvilluara për personel shëndetësor, pagesat dhe kushtet shumë më të mira të punës, do tërheqin interesin e mjekëve tanë. Eshtë koha që të merren masa, duke hartuar strategji për të parandaluar një hemoragji mjekësh që do dobësonte ndjeshëm kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor për t’i shërbyer pacientëve”, thote Spahia.
Spahia ka deklaruar se PD dhe kryetari Lulzim Basha e ka në vëmendje këtë situatë dhe me ardhjen në pushtet, rrogat e mjekëve do nisin nga 1200 euro, ndërsa ato të infermierëve nga 700 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY