PD ankimon vendimin e Prokurorisë së Lezhës: Prej 1 viti nuk ka...

PD ankimon vendimin e Prokurorisë së Lezhës: Prej 1 viti nuk ka hetuar për shkeljet e 30 Qershorit

76
0
Shares

Partia Demokratike dorëzoi sot ankimin kundër vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila po mbron paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit të vitit 2019 për pushtetin lokal.

Ne nje deklarate per mediat, Sekretarja e Deges PD Lezhe Alfrida Marku deklaroi se Prokuroria prej 1 viti nuk ka hetuar per shkeljet e 30 Qershorit dhe sepPo mbron paligjshmerine per pushtetin lokal.

Ajo shton se as PD Lezhë si kallezues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve proçedurale është vendosur mosfillimi i proçedimit penal.

Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar proçedimin penal dhe kryer një proçes hetimor të plotë dhe të gjithanshëm.Ne besojme se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet dhe do të veprojnë të pavarura dhe të pa ndikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo i paligjshëm”,-shprehet Marku.

PD Lezhë i kërkon gjykatës drejtësi për 30 Qershorin 2019

Partia Demokratike dorëzoi sot ankimin kundër vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila po mbron paligjshmërinë e votimeve të 30 Qershorit të vitit 2019 për pushtetin lokal.Pas pothuajse 1 viti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, nuk ka pasur vullnetin të hetojë shkeljet e 30 Qershorit, nuk ka marrë apo analizuar asnjë provë, nuk janë sekuestruar materialet zgjedhore të QV të referuara në pjesën arsyetuese të kallëzimit.As PD Lezhë si kallezues nuk është thirrur për të deklaruar mbi pretendimet e saj, dhe në tejkalim të afateve proçedurale është vendosur mosfillimi i proçedimit penal. Në ankimin e depozituar sot, ne kemi kërkuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë: 1. shfuqizimin e vendimit që mban datën 11.8.2019 të Prokurorisë “Për mosfillimin e proçedimit penal”, për të cilin jemi njoftuar rreth një vit më vonë më 18.06.2020, si dhe 2. detyrimin e prokurorisë për të regjistruar proçedimin penal dhe kryer një proçes hetimor të plotë dhe të gjithanshëm.Ne besojme se Gjykata dhe Prokuroria, si dy institucione në themel të sistemit te drejtësisë, duhet dhe do të veprojnë të pavarura dhe të pa ndikuara nga çdo ndikim i padrejtë apo i paligjshëm.

Publiée par PD Lezhë – Faqja Zyrtare sur Mardi 23 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY