Arrestohet ”maniaku” i biçikletave në Korçë, grabiti disa të tilla gjatë muajit

Arrestohet ”maniaku” i biçikletave në Korçë, grabiti disa të tilla gjatë muajit

100
0
Shares

Një 26-vjeçar u ve ne pranga duke u kapur ne flagrancë nga policia e Korçës, pasi dyshohet se ka vjedhur 5 biçikleta.

Ai i kishte vjedhur biçikletat gjatë këtij muaji.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura muajin e fundit në rrethin e Korçës, kanë bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorit të dyshuar konkretisht shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Korçë”, informon policia.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se shtetasi i mësipërm përgjatë muajit qershor, në fshatin Barç, si edhe në lagjet nr. 5, 9, 10, 18 në Korçë, dyshohet t’iu ketë vjedhur 5 shtetasve biçikletat respektive të tyre, njëra prej të cilave iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer më shumë se njëherë”.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY