Shqetësues shtimi i pacientëve në Infektiv, tre qytetet me numër të lartë...

Shqetësues shtimi i pacientëve në Infektiv, tre qytetet me numër të lartë rastesh aktive

89
0
Shares

Pas një dite me shifra rekord, ku u numëruan 71 raste të reja, sot raportohet per nje numer te ulet te rasteve te reja, por ka shtim të frikshëm të pacientëve të shtruar në Infektiv.

Miinistria beri me dije se ne shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Nderkaq, ministria keshilloi familjarët e pacientëve qe në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim.

Qytetet më problematike janë Tirana, ku gjendet edhe numri më i madh i të prekurve, Shkodra si edhe Kruja.

STATISTIKA

Testime totale 23692
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Durrës 150
Shkodër 133
Vlorë 54
Fier 37
Korçë 18
Lezhë 14
Elbasan 10
Kukës 8
Gjirokastër 1
Berat 1

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY