“Rritje rekod e të infektuarve brenda një dite”, OBSH zbulon tre vendet...

“Rritje rekod e të infektuarve brenda një dite”, OBSH zbulon tre vendet që qëndrojnë në krye të listës

348
0
Shares

Pandemia globale e koronavirusit është duke u përshpejtuar, me 150,000 raste të reja të enjten më të lartat në një ditë të vetme, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kjo Organizatë, shkruan Aljazeera, ka thënë se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma – 116,000 – kanë qenë në territoret amerikane.

Në një raport më të detajuar, është kuptuar se Brazili ka raportuar më së shumti raste, 54,771, Shtetet e Bashkuara kanë qenë të dytat, 36,617, dhe India e treta me 15,400 të infektuar.

Më shumë se 454,000 njerëz kanë vdekur si rezultat i koronavirusit të ri, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Të paktën 8.4 milion njerëz janë konfirmuar se kanë koronavirus në të gjithë botën dhe më shumë se katër milion janë shëruar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY