Presidenti Meta takim me Kryenegociatorin Zef Mazi, zbardhen detajet

Presidenti Meta takim me Kryenegociatorin Zef Mazi, zbardhen detajet

79
0
Shares

Një takim u mbajt sot mes Presidentit Ilir Meta dhe kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Kreu i shtetit, përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës”, shkruan më tej Presidenti.

Postimi i Metës:

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.

E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar. 🇦🇱🇪🇺”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY