Oficeri shqiptar kthehet në hero, shpëton babë e bir afrikano-amerikanë në SHBA

Oficeri shqiptar kthehet në hero, shpëton babë e bir afrikano-amerikanë në SHBA

107
0
Shares

Një shqiptar me detyrë oficer policie është kthyer në hero duke shpëtuar nga mbytja dy persona në Florida (babë e bir afrikano-amerikanë).

Ngjarja ndodhi rreth një javë më parë, ku rreth orës 10:30 të mëngjesit, një familje në Silver Sands Beach Resort vendosi të shkonte për të notuar.

Babai dhe djali i tij dy vjeç filluan të notonin thellë në det. Por brenda disa minutash, një dallgë e fortë e tërhoqi vogëlushin dhe babai i tij në det të hapur. Babai u përpoq të qëndronte pranë vogëlushit, por më vonë i mbaruan energjitë.

Për fat të mirë, oficeri i policisë, i quajtur Ermir Vila edhe pse jashtë shërbimit nuk e mendoi dy herë për tu shkuar në ndihmë. Ai pas disa minutash përpjekje arriti të nxirrte në breg baba e birë.

Shefi i zjarrit Paul Dezzi tha nëse nuk do të ishte për notimet, fëmija do të ishte mbytur.

Pas kësaj ngjarje, Vila u nderua nga Shefi i zjarrfikësve, Paul Dezzi. Paul Dezzi, në emër të County Longboat Key, i dha oficerit Vila një “Medalje e Nderit” e cila iu dërgua Shefit të Policisë në Shelby për t’ia paraqitur Oficerit Ermir Vila. Mirëpo, ajo çka u ka bër përshtypje të veçantë, autoriteteve amerikane, qytetarëve dhe gazetarëve, ka qenë thjeshtësia e shqiptarit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY