‘Venecia’ i dha të drejtë Metës, reagon Balla: Opinioni të mos lexohet...

‘Venecia’ i dha të drejtë Metës, reagon Balla: Opinioni të mos lexohet si tifoz

91
0
Shares

Një ditë pas publikimit të dy raporteve nga Komisioni i Venecias në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, apo dhe paketën Anti-Shpifje, kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka dalë në një konferencë për mediat.

Balla po perpiqet te minimizoje vleren e atyre opinioneve qe i dhane te drejte Presidentit Ilir Meta sa i takon emerimeve ne Gjykaten Kushtetuese.

Opinionet duhen lexuar e analizuar me vëmendje, pa euforinë si tifoza të ndonjë ekipi të kategorisë së tretë, dhe me qellimin e vetem qe t’i sherbeje zbatimit te shpejte te reformormave në vend, reforma të shumepritur nga shqiptaret. Nuk është detyre e Komisionit të Venecias të analizoj sjellejn e palëve në raport me zbatimin e ligjit por e autoriteteve kompetente shqiptare. Është detyra jone si ligjvënës qe opinionet te mos i lexojme me disa fjali te shkëputura, por ne teresine e tyre. Parlamenti si perfaqesues i sovranitetit te popullit ka pergjegjesi qe jo vetem te zbertheje cdo rekomandim te opinioneve por edhe te adresoje hapat e duhur per zbatimin e tyre. Si i tille ky proces nuk mund te jete nje proces ekzaltimi qe minimizohet vetem ne “kush ka te drejte” por vete publiku do të mund ti lexojë e të na gjykojë. Kush nuk e kupton kete dhe e sheh Venecian me “kush fiton”, nuk ka shqetesim as demokracine, as ligjin dhe as standardet. As kjo qasje as perkthimet e gabuara e te servirura ne media sipas interesit nuk i sherbejne reformes ne drejtesi. Venecia eshte nje trupe profesionistesh te spikatur qe ka mision te kontribuoje ne forcimin e demokracise permes ligjit duke ndihmuar me opinionet e tyre shtetet anetare te KiE e me gjere te vendosin standarded me te mira per ceshtjet qe lipset medim.”,- tha Balla.

Sipas Balles, ne lidhje me ndryshimet në ligji e medias, Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile miratimit të paketës anti-shpifje për mediat, një ligj i shumëdebatuar në vitin e fundit.

“Projektligjet e paketës “ anti-shpifja”u kthyen në Parlament për rishikim si jo kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta. Më 30 janar mazhoranca vendosi të votoi ligjin “Për shërbimin mediatik në RSH”, vetëm past të kismet marrë një opinion nga Komisioni i Venecias. 

Opinioni përfundimtar i Venecias i miratuar dje jo vetëm që nuk ka hedhur poshtë ligjin si anti-kushtetues, por ka përkrahur nevojën e një ligji të tillë për rregullimin e tregut të mediave elektronike në Shqipëri, pasi “problemet e identifikuara nga autoritetet shqiptare objekt i rregullimit juridik janë serioze. Disa sanksione të justifikueshme të ligjit administrativ mund të jenë të dobishme për të luftuar abuzimet në fushën e mediave online”,-shprehet ai.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY