Shpërndante kokainë në doza të vogla, çfarë iu zbulua 24-vjeçarit nga Durrësi

Shpërndante kokainë në doza të vogla, çfarë iu zbulua 24-vjeçarit nga Durrësi

71
0
Shares

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Policia ka arrestuar ne flagrancë një 24-vjeçar.

Jane sekuestruar 11 doza me lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, 2 automjete, 2 telefona celular dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Arrestohet në flagrancë shtetasi:E. P., 24 vjeç, banues në Durrës.

Pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij u gjetën 11 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat i shiste kryesisht në lagjen nr. 1, Durrës.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 peshore elektronike, 2 automjete, 3 telefona celularë dhe një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY