Sherri degradon deri tek përdorimi i thikës, vjehrri tenton të vrasë dhëndrin

Sherri degradon deri tek përdorimi i thikës, vjehrri tenton të vrasë dhëndrin

71
0
Shares

Policia ka parandaluar nje krim ne familje. Sipas burimeve, burri ka tentuar të vrasë me thikë dhëndrin e tij, por arrestohet në flagrancë.

Sekuestrohet arma e ftohtë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas marrjes së një telefonate se në fshatin Baban, po ndodhte një konflikt, janë nisur menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se shtetasi A. K., 53 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesë me dhëndrin e tij shtetasin B. D., 30 vjeç, ka tentuar t’a vrasë me thikë këtë të fundit”,-njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.

Specialistët për hetimin e krimit bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçarit dhe materialet i kaluan pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, mbetur në tentativë” dhe “Dhuna në familje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY