Pastrimi i parave me Eco Tirana dhe mashtrimi i Veliajt, Zhupa siguron...

Pastrimi i parave me Eco Tirana dhe mashtrimi i Veliajt, Zhupa siguron pamjet filmike nga brenda landfillit

169
0
Shares

Zedhenesja e PD reagon serish lidhur me administrimin e mbetjeve në Tiranë. SIpas saj, gjëndja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administroi SPAK në hetimin e Veliajt në pastrimin e parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a.

Zhupa disponon pamjet filmike, sipas te cilave tregohet qe gjëndja e trajtimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës është e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë që rendojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Zedhenesja thote se prej 5 vitesh Bashkia Tiranë ka krijuar një zinxhir kompanish si “Eco Tirana” sh.a , “Eco Recycling” sh.a dhe kontraktimi i inceneratorit korruptiv “Integrated Energy BV SPV” që merren me administrimin e mbetjeve.

Ina K. Zhupa

Administrimi i mbetjeve në Tiranë ka dështuar! Gjëndja e Landfillit të Sharrës është një nga provat që duhet të administroi SPAK në hetimin e Veliajt në pastrimin e parave të pista të mafias italiane nëpërmjet kompanisë “Eco Tirana” sh.a. Veliaj ka premtuar një situatë krejt ndryshe nga ajo që është sot në Landfillin e Sharrës, edhe jo vetëm e ka premtuar por ka paguar nga paratë tona dhe ka lidhur një kontratë ku “ECO TIRANA” sh.a merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës.Pamjet filmike faktojnë që gjëndja e trajtimit të mbetjeve në Landfillin e Sharrës është e rëndë dhe me pasoja të mëdha në mjedis, në shëndetin e njerëzve dhe në financat e buxhetit të Bashkisë Tiranë që rendojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qytetarëve.Prej 5 vitesh Bashkia Tiranë ka krijuar një zinxhir kompanish si "Eco Tirana" sh.a , "Eco Recycling" sh.a dhe kontraktimi i inceneratorit korruptiv "Integrated Energy BV SPV" që merren me administrimin e mbetjeve. Por ky zinxhir kompanish është paguar dhe paguhet shtrenjtë nga qytetarët edhe ka dështuar për të dhënë rezultat. Kompania “Eco Tirana” sh.a do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe ricikliklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Veliaj nuk mund të fshihet pas kasetave të gatshme me propagandë! Veliaj duhet të përgjigjet përpara drejtësisë!

Publiée par Ina K. Zhupa sur Samedi 20 juin 2020

Veliaj ka premtuar një situatë krejt ndryshe nga ajo që është sot në Landfillin e Sharrës, edhe jo vetëm e ka premtuar por ka paguar nga paratë tona dhe ka lidhur një kontratë ku “ECO TIRANA” sh.a merrte detyrimin që do ndryshonte gjëndjen e administrimit të mbetjeve të Tiranës.

Por ky zinxhir kompanish është paguar dhe paguhet shtrenjtë nga qytetarët edhe ka dështuar për të dhënë rezultat. Kompania “Eco Tirana” sh.a do administronte mbetjet, procesin e diferencimit në burim dhe ricikliklimin e mbetjeve por kjo nuk ka ndodhur kurrë”,-shprehet ajo.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY