Gruaja e shtruar në QSUT infekton 3 persona në Patos, me COVID...

Gruaja e shtruar në QSUT infekton 3 persona në Patos, me COVID dhe punonjësja e Gjykatës në Shkodër

118
0
Shares

ISHP njoftoi për 3 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Patos.

Mesohet se rastet e reja pozitive janë kontaktet të një gruaja nga Margëlliçi, e cila kishte qenë e shtruar në QSUT.

Për fat të keq, njëri prej rasteve të konfirmuar si pozitiv është fëmijë.

Kështu, numri i të infektuarve me koronavirus në Patos ka shkuar në 5, ndërsa 9 reaste numërohen në Fier dhe 2 në Roskovec.

Është shënuar dhe rasti i dytë me COVID-19 në Sarandë.Një 23 vjeçar banues në Manastir të Ksamilit ka rezultuar pozitiv me koronavirusi.

Ppo ashtu ISHP njoftoi për 6 raste të reja me koronavirus sot në Shkodër duke e çuar në 116 numrin total të të sëmurëve aktivë në këtë qytet. Sipas Abc News, një prej rasteve pozitive është një punonjëse e Gjykatës së Apelit në Shkodër.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY