Vrasja e Hekuran Billës/Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit, çfarë tha nipi i viktimës...

Vrasja e Hekuran Billës/Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit, çfarë tha nipi i viktimës që u vra në Angli

180
0
Shares

Sebastiano Mali, nipi 22-vjecar i Prel Markut, ekzekutuar në Angli vite më parë nga Hekuran Billa, ka mohuar të ketë lidhje me ekzekutimin e disa ditëve më parë në zonën e komunës së Parisit.

Mesohet se i riu nuk e pranon të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Billa. Në dëshminë e tij para policisë ka deklaruar se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit Partizani në Tiranë.

Ai më tej ka treguar se kohët e fundit ka marrë një mjet “BMW” X6 me qira për të lëvizur.

I pyetur për lëvizjet e tij  ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin. “Kisha marrë një mjet “BMW X6″ me qira.  Nuk e kam gjurmuar viktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Makinat e përdorura nga Viktor Marku, i cili është shpallur në kërkim, e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos. Për këtë arsye, policia ka shoqëruar edhe 2 të rinj nga Shkodra.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY