Nuk rinis transporti publik, shoqatat dalin me paralajmërim për qeverinë

Nuk rinis transporti publik, shoqatat dalin me paralajmërim për qeverinë

74
0
Shares

Shërbimi i transportit publik në vend nuk do të nisë deri në plotësimin e kërkesave që shoqatat kanë bërë ndaj qeverisë dhe ministrisë së Infrastrukturës.

Përfaqësues nga unioni i disa shoqatave të transportit në Shqipëri në një deklaratë për mediat sot thanë se presin që qeveria të ‘reflektojë në të kundërt ne nuk mund të vazhdojmë kështu, do mblidhemi me operatorët e do vendosim hapin e radhës’.

Ata kerkojne rishikimin e protokollit të sigurisë.

Nëse s’bëhet i mundur operimi sipas cdo vendi të botës, si ne Evropë, në mënyrën si është bërë te ne s’është funksionale, s’duhet të jetë përgjegjësi e transportit publik sjellja e qytetarit në autobus.

Të na thërrasin, asnjë nga grupet tona të interesit s’është ulur në një tryezë, përballemi edhe me deklaratën e ministres së Infrastrukturës, që nuk qetëson situatën aspak, nuk ishit kërkesat tona të shoqatës ato që patë dje, ishin të punonjësve por ne i respektojmë, ne kërkojmë 4 pika, nëse si ka të qarta, mund të ulemi e t’ia sqarojmë më qartë’,-shprehen perfaqesuesit e transportit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY