Ngjarje e rëndë në Berat, 48-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën 5-vjeçe

Ngjarje e rëndë në Berat, 48-vjeçari ngacmon seksualisht vajzën 5-vjeçe

80
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Beratit.

Një familje nga lagjia ‘Barrikadë’ është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku ka denoncuar ngacmimin seksual që i është bërë vajzës së tyre, vetëm 5-vjeçe.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, ndaluan shtetasin S.K., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Ngacmimi seksual me të mitur”, me një fëmijë 5 – vjeçar”,-informon policia.

Mësohet se e mitura është ngacmuar seksualisht nga komshiu i saj 48-vjeçar, që rezulton të jetë i njohur nga banorët e lagjes si pijanec. Mësohet gjithashtu se, ky person rrinte shpesh dhe luante me fëmijët e lagjes në sheshpushimet përpara pallateve por deri tani askush nga banorët e lagjes ‘Barrikadë’ nuk ishte ankuar për sjelljet e tij ndaj fëmijëve.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe dinamika e saj,pasi nga ana e policisë nuk konfirmohet se ku dhe si ka ndodhur ngacmimi seksual.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY