BULQIZE/ Policia rrethon personin qe kercenoi e vuri gjobe biznesmenit, detajet

BULQIZE/ Policia rrethon personin qe kercenoi e vuri gjobe biznesmenit, detajet

335
0
Shares

Policia e Bulqizes identifikoi autorin e kercenimit dhe gjobes ndaj nje biznesmeni te ketij qyteti. Ai eshte Feruzan Shehu i cili ia doki te largohet nga vendi ku pristete merrte nje shume prej 10 mije eurosh.

Pasditen e sotme, biznesmeni nga Bulqiza, Gëzim Balla ka shkuar në polici dhe ka thënë që një person që nuk e njeh e merr në telefon dhe i kërkon një shumë prej 10 mijë eurosh në të kundërt e kërcënon se do ta vrasë.

Pas telefonatës me të dyshuarin policia e identifikon personin që e kërcënonte dhe për arrestimin e tij bashkëpunon me biznesmenin duke e thirrur në takim për t’i dhënë paratë e kërkuara.

Kur afrohen tek vendi i kërkuar nga kërcënuesi, ky i fundit shikon që biznesmeni ishte i shoqëruar dhe i kërkon në telefon që të ngjitet në kodër vetëm por kur konstatoi se shoqëruesit ishin punonjës policie largohet nga vendngjarja duke qëlluar në ajër.

Policia ka dhene detajet e kesaj ngjarje te rende ne Bulqize.

“Me datë 19.06.2020, shtetasi G.B, (biznesmen), është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë dhe ka bërë kallëzim, i cili ka deklaruar që është telefonuar dhe kërcënuar për vënie gjobë nga një shtetas. Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale, Policia identifikoi shtetasin F.Sh, i cili kishte telefonuar dhe kërcënuar shtetasin G.B.

Në vijim të veprimeve për kapjen e autorit, policia ka shoqëruar biznesmenin në vendin ku i kishte kërkuar autori që të paraqitej. Shtetasi F.Sh, i cili ishte fshehur rreth 500 metra në shpatin e malit, ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit”, njofton policia e Bulqizes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY