VIDEO/Basha thirrje biznesmenëve: Mbani shënim emrat e atyre që ju terrorizojnë dhe...

VIDEO/Basha thirrje biznesmenëve: Mbani shënim emrat e atyre që ju terrorizojnë dhe abuzojnë me ligjin

49
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vijuar takimet me biznesin dhe banoret ne zonen e Saukut kete here, teksa ka evidentuar probleme qe i hasur kudo deri me tani.

Ai ka paralajmëruar punonjësit e Tatimeve dhe të administratës të mos abuzojnë me sipërmarrësit, sidomos në këtë periudhë krize, sepse me ardhjen e PD-së në pushtet, ata do të ballafaqohen me abuzimet që kanë bërë dhe nuk do të vazhdojnë më asnjë ditë në detyrë.

Në këtë aspekt, Basha i bëri thirrje biznesmenëve në të gjithë Shqipërinë, nëpërmjet një mesazhi me video, që të mbajnë shënim emrat e të gjithë zyrtarëve që u kërkojnë ryshfet.

Përmes kësaj videoje, po iu komunikoj të gjithë sipërmarrësve në Shqipëri, siç ua kam komunikuar edhe gjatë takimeve të mia, të mbajnë shënim emrat e atyre që i terrorizojnë dhe abuzojnë me ligjin, sepse një nga zotimet e para dhe punët e para që do të bëjmë ne në qeverisje, do të jetë t’i ballafaqojmë një për një me abuzimet, me ligjin dhe nuk kanë për të zgjatur asnjë ditë, asnjë javë në detyrë ata që abuzojnë me ligjin; ata që mbushin xhepat e tyre në këto ditë të fundit të këtij pushteti që vazhdon të mendojë edhe në këto ditë të mbushë xhepat e 4-5 oligarkëve ndërkohë që jep një mbështetje tërësisht të papërfillshme”,-shprehet Basha.

LIVE – Në Farkë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

LIVE – Në Farkë për të dëgjuar problemet e qytetarëve dhe bizneseve që po përjetojnë krizën e thellë ekonomike

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 18 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY