Prangoset bashkëpunëtori i vrasjes së Hekuran Billës, policia detaje zyrtare: Lidhja me...

Prangoset bashkëpunëtori i vrasjes së Hekuran Billës, policia detaje zyrtare: Lidhja me 26-vjeçarin e vrarë në Angli

127
0
Shares

Vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Hekuran Billa.

Sipas policise, eshte identifikuar dhe kapur në pranga një nga bashkëpunëtorët në vrasje. Më parë është shpallur në kërkim dhe një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Policia njofton se eshte bëre i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B.

Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B.

Menjëherë, pasi ndodhi kjo ngjarje është bërë edhe shpallja në kërkim e shtetasit V. M., si një nga autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimi i këtij shtetasi në këtë ngjarje.

Ndërkohë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY