EMRAT/Vjedhje dhe drogë, OFL i dërgon formularin 4 të dënuarve në Tiranë

EMRAT/Vjedhje dhe drogë, OFL i dërgon formularin 4 të dënuarve në Tiranë

63
0
Shares

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e poasurisë katër personave të dënuar për krime të ndryshme në Tiranë.

Bëhet fjalë për krime siç janë ato të vjedhjes, trafikimit tëlëndëve narkotike, etj.Ata janë Mino Zotaj, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”; Luan Ibro, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”; Flamur Xeka, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”; dhe Gjon Kola, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY