E ëma u shkarkua, Hajdari beson ende tek Drejtësia: Shkoj përtej interesave...

E ëma u shkarkua, Hajdari beson ende tek Drejtësia: Shkoj përtej interesave të mia familjare

66
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Fatmira Hajdari me argumentin se ajo nuk justifikonte dot pasurinë.

Lidhur me këtë ngjarje, vajza e saj Rudina Hajdari u shpreh në seancën e sotme Plenare se pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të besojë në Reformën në Drejtësi.

Po ashtu, Hajdari u shpreh se të gjithë ata që thoshin se ajo vazhdonte të rrinte në Kuvend për të mbrojtur të ëmën, sot e morën përgjigjen.

Deputetja Rudina Hajdari u shpreh: “Dita e sotme ka filluar me një lajm për familjen time. Dhe pa dyshim shumë njerëz jashtë kësaj salle që thonë që unë ndenja në këtë Kuvend për të mbrojtur time më, sot e morën përgjigjen. Unë besoj te Reforma në Drejtësi. Dhe nëse e them këtë për time më, e them për çdo gjyqtar…do ta mbështes këtë Reformë deri në fund..”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY