Deputeti në Kuvend nxjerr videon e atentatit të Arjan Ndojit, SPAK reagon...

Deputeti në Kuvend nxjerr videon e atentatit të Arjan Ndojit, SPAK reagon menjëherë

665
0
Shares

Pas nxjerrjes së videos ditën e sotme në sallën e Kuvendit, nga deputeti Halit Valteri për atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoji, reagon SPAK.

Menjëherë pas kësaj deklarate SPAK ka njoftuar se ka thirrur deputetin Halit Valteri për dorëzimin  e videos që posedon.

Ai tha se i kishte pamjet e kamerave të sigurisë marrë nga disa biznese, ku duket edhe autori pa kapele, por që policia e prokuroria nuk i ka dhe nuk ka bërë as mundimin t’i sigurojë e hetojë.

Gjatë seancës së sotme deputeti Halit Valteri ka hedhur akuza ndaj policisë duke thënë se nuk po e bën detyrën si duhet dhe nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, që sipas tij janë bërë me qëllim.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY