Rama siguron Durrësin: Nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë...

Rama siguron Durrësin: Nuk do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë

41
0
Shares

Kryeministri Edi Rama siguron banorët e Durrësit se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni.

“Në vend që ta dizinformojnë publikun dhe të keqpërdorin shqetësimin qytetar, për audiencë dhe për të nxitur shfaqjet e pakënaqësisë që ushqehet me lajme të rreme, mediat duhet t’u thonë durrsakëve se s’do të ketë hedhje plehrash në asnjë zonë të bashkisë në këtë fazë tranzicioni” shkruan ai në twitter.

Bashkia e qytetit bregdetar ndërkohë nuk ka reaguar për krizën e menaxhimit të mbetjeve apo përpjekjeve që po bën për ta zgjidhur.

Mungesa e informacionit ka bërë që reagimet e qytetarëve të jenë të ashpra.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY