Në Shkodër ka zinxhir infektimesh, 4 nga 16 rastet me koronavirus në...

Në Shkodër ka zinxhir infektimesh, 4 nga 16 rastet me koronavirus në fasoneri

43
0
Shares

16 rastet e reja me Covid-19 në Shkodër sipas epidemiologëve janë drejtëpërdrejtë transmetim komunitar.

Rastet e më mëparshme të konfirmuar me koronavirus kanë infektuar familjarë apo miq të tyre, persona kontakti të drejtëpëdrejtë.

Në total në 48 orët e fundit janë kryer 28 testime dhe 16 kanë dalë pozitive.

Katër prej tyre janë punonjës të një fasonerie në qytetin e Shkodrës, të cilët janë infektuar një tjetër punonjës që ka rezultuar pozitiv më herët.

Rastet e tjera janë në lagje të Shkodrës, dhe nga një rast në fshatin Kukël në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe një në bashkinë e Pukës. Në rang qarku janë 79 persona aktivë.

Gjate 24 oreve te fundit jane testuar 319 vete ku kane rezultuar pozitive 69 persona me COVID-19, kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY