TIRANE/ Mbyllet cerdhja me 53 fëmijë në bllok

TIRANE/ Mbyllet cerdhja me 53 fëmijë në bllok

156
0
Shares

Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur me urgjencë këtë të hënë psi  një personel dyshohet të jetë infektuar me koronavirus.

Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty, ndërsa drejtoresha e cerdheve në bashkinë e Tiranës tha se këto masa merren sipas protokollit të ministrisë së Shëndetësisë në rastin e infekstimit të personelit. ““Janë marrë të gjitha masat për higjienën, matja e temperaturës në pritje dhe përcjellje edhe gjatë ditës. Dyshohet për një rast. Kemi dezinfektuar për të tretën herë këtë çerdhe. Kemi larguar atë grup.

Ditën e sotme Inspektorati Shëndetësor ka vendosur pezullimin e shërbimit për 14 ditë dhe i gjithë stafi është pjesë e hetimit epidemiologjik. Stafi do të vetëkarantohet dhe rasti do të ndiqet nga MSH. Sot në çerdhe kanë qenë 53 fëmijë, 16 staf, 1 përgjegjës dhe zonja që kujdesen për higjiienën.

Çdo orientoim që vjen për parandalim për Covid-19 zbatohet me rigorizitet. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë monitoruar që masat të zbatohen. Pritja dhe përcjellja e fëmijëve është bërë deri te dera dhe prindërit nuk janë lejuar të hyjnë”, u shpreh Zhaneta Beqiri.

Cerdhja në fjalë ka 53 femijë ndërsa janë 16 edukatore. Po ashtu ka edhe një përsonel ndihmës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY