Grupi i PPE dorëzon amendamentin për Ballkanin Perëndimor, zbulohet afati se kur...

Grupi i PPE dorëzon amendamentin për Ballkanin Perëndimor, zbulohet afati se kur Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet

134
0
Shares

Grupi Parlamentar PPE dorëzoi sot një amendament për rezolutën mbi Ballkanin Perëndimor e cila miratohet këtë javë në plenaren e Parlamentit Europian.  Rezoluta e hartuar nga eurodeputeti kroat, Tonino Picula është e përgjithshme dhe nuk përmend kushtet të cilat BE i caktoi Qeverisë Rama në mars 2020.

Amendamenti mban firmën e eurodeputetes, Kinga Gàl, raportere e PPE për këtë rezolutë me kërkesën e raporterit për Shqipërinë, David Lega e me pëlqimin e koordinatorit Michael Gahler, cilëson se Parlamenti Europian: “Thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare”

Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qershor Edi Rama nuk foli për 15 kushtet e Bashkimit Europian, kërkesa të udhëhequra nga Gjermania, Franca dhe Holanda.

Pika që përmbysi kupën

Trillet eksentrike të Edi Ramës janë të njohura në mos të famshme. Apo edhe famëkeqe sipas pikpamjes së tjetërkujt. Ato janë toleruar gjatë edhe nga ndërkombëtarë; kryesisht ato ekzibicioniste për arsye të ndyshme.Por kur trill cënon substancën situata mund të ndryshojë!

Në një konference shtypi në kryeministri në 6 qeshor Edi Rama mohoi qartë e në mënyrë të përsëritur 15 kushtet që atij i vuri Bashkimi Europian i udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Hollanda. Rama i mori sinjalet se kjo ishte e papëlqyeshme dhe duhej korrigjuar. Tre ditë më vonë ai do të ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe do të kishte shansin të korrigjonte fyerjen e 6 qershorit. Rama kokëfortë foli 25 minuta në përgjithësi mbi Evropën, bujqësinë e aplikacionin E-Albania por nuk i përmendi fare 15 kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi u fokusuan seriozisht që tek këto kushte.

Reagimi nuk vonoi: Fillimisht Grupi Parlamentar i PPE përsëriti me 12 qershor një deklaratë te para dy ditëve duke investuar edhe nënkryetarin Kovacev krahas titullarit per politiken e jashtëme Gahler. Aty përmendeshin disa herë 15 kushtet dhe listoheshin vecan ato më pikantet: dënimi i votëblerësve të Dibres e Shijakut, anullimi i ligjeve për median, nevoja për zgjedhje vërtet të lira e të ndershme si edhe anomalia e madhe e pushteti lokal njëpartiak. Deklarata e quan se kjo situatë se bie ndesh me nocionin baze të demokracisë plurale dhe vë në dyshim ligjshmërinë e tyre; si dhe perserit kushtin e BE dhe të Bundestagut që kjo të sqarohet sa më parë. Synimi është përsëri mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për bashkitë, mundësisht në një ditë me ato parlamentare mundësisht në pranverën e ardhëshme.

Mbasi javën e shkuar u mor vesh qeveria kishte hequr nga plani i punës për integrimin europian kushtin ‘procedimi penal i votëblerësve’ Grupi PPE inicioi të hënën, 15 qershor, amendamentin për 15 kushtet. Planin e punës e paraqiti Rama më 9 qershor në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian.

(https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/A-9-2020-0091-AM-042-042_EN.pdf

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY