Grabiten fshatrat e minoritetit grek, prangosen 2 persona me precedentë kriminalë

Grabiten fshatrat e minoritetit grek, prangosen 2 persona me precedentë kriminalë

85
0
Shares

Policia e Sarandës godet një grup grabitësish të fshatrave të minoritetit grek.

Në pranga ka rënë Mentor Bejko, 44-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Gjashtë, Sarandë.Ky person është me precedentë të theksuar kriminalë në fushën e vjedhjeve.

Po ashtu është prangosur edhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin Eno, 44-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta dy shtetas u zbuluan nga shërbimet e Livadhjasë, pasi nuk iu bindën postbllokut të policisë në fshatin Livadhja.

Ata u ndoqën nga policia, për t’u kapur mandej në fshatin Gjashtë.Dyshohen për një sërë vjedhje të thjeshta dhe me dhunë në fshatrat e Bashkisë Finiq.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY