FOTO/Amaneti i Moikom Zeqos, gazetarja zbulon bisedën e fundit: Ah moj Ola,...

FOTO/Amaneti i Moikom Zeqos, gazetarja zbulon bisedën e fundit: Ah moj Ola, unë po iki…

288
0
Shares

Studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, prej së cilës vuante prej vitesh. Zeqo vuante nga leuçemia akute.

Amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Po ashtu, shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Ashtu siç ishte dëshira e tij, homazhet për Zeqon do të bëhen pikërisht te Muzeun Historik.

Ndërkaq, gazetarja Ola Bruko tregon bisedën e fundit me të, teksa i kishte bërë një ftesë për një bisedë në studio, vetëm disa ditë më parë.

Disa ditë më parë e telefonava profesorin dhe e ftova në studio për një bisedë…, analiza e tij për ngjarjet në vend kishte gjithmonë vlere! -“Ah moj Ola, une po iki..,nuk jam fare mirë, nuk mundem të vij” me tha ai..! Më trishtoi pa masë ajo përgjigje, dhe sot me trishtoi shumë ndarja nga kjo jetë e profesorit të nderuar Moikom Zeqo! Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të dashurve te tij”, shkruan Ola Bruko!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY