70-vjeçari mposhti COVID-19, shokohet kur mëson tarifën e kripur të spitalit

70-vjeçari mposhti COVID-19, shokohet kur mëson tarifën e kripur të spitalit

279
0
Shares

Banori i Seattle Michael Flor, i njohur si pacienti qe qendroi me gjate ne spital ne betejen kunder Covid-19, tani ka ne xhep nje fature miliona dollarë pasi doli nga spitali,  njoftoi Seattle Times të Premten.

Ai ka kaluar 62 ditë në njësinë e kujdesit intensive, duke kaluar dhe në një gjendje kome. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua aq shumë, sa që mjekët lajmëruan familjarët për t’i dhënë lamtumirën.

Mirëpo gjendja shëndetësore e Michael mori një kthesë përmirësimi, derisa ai tashmë ka arritur ta mposhtë sëmundjen. Ajo që e ka shqetësuar shumë atë, është fakti se fatura e spitalit ishte shumë e shtrenjtë, plot 1.1 milionë dollar.

Megjithëse i moshuari është i siguruar, kompania nuk ka marrë përsipër pagimin e plotë të tarifës. Një pjesë e mirë e shumës do të paguhet nga vetë ai.

“Ndihem në faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”, u shpreh Flor.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY