“Spitali i Pukes, qender infeksioni e koronavirusit”

“Spitali i Pukes, qender infeksioni e koronavirusit”

32
0
Shares
Foto, bashkia Puke

Osh zv/ministri i Shendetesise, Bardh Spahia ka denoncuar sot mungesen e kujdesit ne spitalin e Pukes per tu mbrojtur nga koronavirusi.

”Prej 3 ditësh në Spitalin e Pukës është konstatuar një pacient me Covid. Pacienti ka shkuar si rast urgjent dhe është shtruar nga shefja e shërbimit të Urgjencës në repartin e Patologjisë, ku ka qëndruar rreth 11 orë, pa respektuar protokollin e sigurisë për pandeminë!!! Pasi ka rezultuar pozitiv nga testi që i është kryer është dërguar në Tiranë. Denoncimi vjen nga personeli shëndetësor i shqetësuar për vete, për pacientët e shtruar në këtë spital, 8 të tillë, si dhe për pacientë të tjerë që vazhdojnë të paraqiten sipas nevojës. Asnjë karantinim nuk është realizuar dhe nuk ka transparencë për numrin e tamponëve të kryer!!!

Pra neglizhenca skandaloze e mosrespektimi i protokollit të sigurisë e kthen këtë spital të vatër infeksioni dhe as nuk u vihet veshi personelit shëndetësor, as merren masa mbrojtëse e parandaluese, por fshihet si informacion, që do sillte minimumi një kujdes të shtuar nga pacientët, që vazhdojnë t’i drejtohen spitalit të Pukës”, thekson Spahia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY