DOKUMENTI/Kryebashkiaku i Gramshit fshehu hetimin për vjedhje, çfarë thotë për ngjarjen

DOKUMENTI/Kryebashkiaku i Gramshit fshehu hetimin për vjedhje, çfarë thotë për ngjarjen

89
0
Shares

Kryebashkiaku socialist i Gramshit, Klodian Taçe ka qenë në hetim pas një kallëzimi të bërë për vjedhje. Ka qenë viti 2009 kur Taçe është kallëzuar nga recepsionistja e një qendre private shëndetësore, e cila ka denoncuar vjedhjen e shumës 68 mijë lekëve të reja.

“Rreth orës 16:00 në klinikë kishin ardhur shtetasit Klodian Taçe dhe S.V, të cilët janë teknikë“, thuhet në kallëzim.

Megjithatë, prokuroria i ka pushuar hetimet ndaj dy shtetasve të paditur dhe Taçe nuk është dënuar. Por faktin që ai ka qenë nën hetim kryebashkiaku e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Pas lajmit të publikuar në media, Taçe ka reaguar edhe në rrjetet sociale, ku e pranon ngjarjen në të cilën emri i tij është përfshirë dhe thekson:

Kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhene deklaraten time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt.

Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori, as i ndaluar , as i arrestuar , as i dënuar“, thekson Taçe.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY