Detaje te reja per sekuestrimin e 2 milione eurove, si u gjet...

Detaje te reja per sekuestrimin e 2 milione eurove, si u gjet sasia e madhe

190
0
Shares

Detaje të reja kane dale ne drite në lidhje me sekuestrimin e afro 2 milion eurove në portin e Durrësit.

Paratr mberriten ne portin e Durrësit, në një kamion që ka ardhur me traget nga Bari. Kamioni brenda të cilit ndodheshin lekët, i përkiste kompanisë JA-ADA.shpk.

Paratë u gjetën të fshehura mes kokës së kamionit që transportonte lëndë të parë fasoneri për prodhimin e këpucëv edhe rimorkios bëjnë me dije burime për Top Channel.

Kamioni me targë TR2046U i përket një firme fasonesh qe sjell ne vend materiale për këpucë femrash.

Sasia e valutës së huaj është futur në vend pa u deklaruar në doganë nga shoferi i kamionit, banues në Tiranë i cili është ndaluar për mosdeklarim të vlerave monetare në pikën e kalimit kufitar. Sakaq, mësohet se shoferi që drejtonte kamionin është Andon Thanasi. Ai tashmë është duke u marrë në pyetje për origjinën e parave,  kofton i njejti televizion.

Sasia e sotme është më e madhja e sekuestruar që pas eurove që u gjetën te makina tip Toyota Yaris në vitin 2018.
Kujtojmë se në qershor të vitit 2018-ës, policia shqiptare në bashkëpunim me Interpolin Italian, gjetën rreth 3.4 milionë euro të fshehura në dy makina të tipit “Toyota Yaris”, të cilat po transportoheshin me tragetin e linjës Bari-Durrës. Automjetet vinin nga Belgjika duke përdorur Italinë si tranzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY