Në shkelje dhe godet policët, pranga të riut në Tiranë: Kishte sjellje...

Në shkelje dhe godet policët, pranga të riut në Tiranë: Kishte sjellje agresive…

45
0
Shares

Një drejtues mjeti nuk i eshte bindur urdhrit të ligjshëm për të ndaluar dhe ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës forcat e policise. Kesisoj, njoftohet nga policia, se eshte bëre kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 05:00 të mengjesit , në rrugën “Mikel Maruli”, punonjësit e Policisë së Qarkullimit Rrugor,  në momentin e ndalimit të mjetit pas ndjekjes nga ana e tyre, pasi e kishin konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ky shtetas i ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë.

Gjatë shoqërimit për në Komisariatin Nr. 6, ky shtetas ka shfaqur sjellje agresive dhe të dhunshme dhe ka goditur muret e Komisariatit. Në cilësinë e provës materiale sekuestrua mjeti me të cilin ky shtetas po qarkullonte”,-njofton polciia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” ,“Goditja për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY