“Drafti i reformës zgjedhore gati të hënën”, Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën...

“Drafti i reformës zgjedhore gati të hënën”, Bylykbashi: Këshilli Politik vijon punën deri në dakordësimin e plotë të amendimeve

51
0
Shares

I mandatuari nga PD për Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka thënë se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të vijojë punën deri në dakordësimin e plotë të amendimeve. Bylykbashi thotë se të hënën do të jetë dokumenti i plotë që i jep zgjidhje edhe dakordësisë.

Sot Këshilli Politik diskutoi në lidhje me çështjet e hapura që duhen dakordësuar në zbatim të dakordësisë për administrimin zgjedhor dhe për çështjet e tjera që përmbyllin reformën zgjedhore.

U diskutua për problemet e medias në fushatë dhe për financimin e partive politike por ajo që është e rëndësishme është se deri sa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacionin zgjedhor, në Kodin Zgjedhor garancitë që është rënë dakord në 5 qershor për administrimin e zgjedhjeve, pra jo vetëm administrata por edhe garancitë e tjera; identifikimi biometrik dhe instrumenta të tjera që mbrojnë votën e zgjedhësve, sigurisht që deri në atë moment këshilli do të punojë për të mbyllur dakordësinë e plotë teknike.

U la detyrë që në fillim të javës, pra ditën e hënë, të kemi versionin e plotë i cili parashikon të gjitha këto garanci, ndërkohë që vazhdojmë për të përmbyllur edhe ato elemente që mund të jetë e nevojshme në aspekte siç janë tek financimi apo kryesisht tek çështja e medias.

Ditën e hënë Këshilli Politik do të ketë përpara dokumentin e plotë me amendamentet në Kodin Zgjedhor për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit”,- u shpreh ai.

Drafti i reformës zgjedhore pritet të jetë gati të hënën për të kaluar më pas në parlament.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY