VIDEO/PD i kujton Ramës premtimet për Thumanën: Nuk ka punuar askush me...

VIDEO/PD i kujton Ramës premtimet për Thumanën: Nuk ka punuar askush me 3 dhe me 4 turne

58
0
Shares

Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit,  vijon të mbetet një grumbull mbetjesh, të godinave të rrënuara.

Nga Partia Demokratike ka nje reagim lidhur me kete situate, duke rikujtuar premtimet e Kryeministrit per ta pastruar zonen dhe per ta rikthyer ne normalitet. Sipas ish-deputetes Oriola Pampuri, Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne.

Ajo që Edi Rama di të bëje është show propagandistik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më shumë pafytyrësinë e tij është propaganda me fatkeqsinë e qytetarëve”,-shkruan ish-deputetja.

Ajo hidhet ne akuza, duke e cilesuar tallje me qytetarët, e nga ana tjetër rrenim te ekonomisë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese. Sipas saj,  Thumana tregoi edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Rama gënjen. Bën show me fatkeqsinë.Thumana, pas tërmetit të 26 Nëntorit, vijon të mbetet një grumbull mbetjesh, të godinave të rrënuara. Edi Rama premtoi pikërisht nga ky vend, përpara 64 ditësh, që për 6 ditë do të pastrohej gjithçka e do të niste puna me 3-4 turne për ta rikthyer gjithçka në normalitet, por aty nuk ka shkuar askush, nuk ka punuar askush as me 3 e as me 4 turne. Ajo që Edi Rama di të bëje është show propagandistik me gjithçka, por ajo që është e neveritshme dhe tregon akoma më shumë pafytyrësinë e tij është propaganda me fatkeqsinë e qytetarëve. Nga njëra anë tallet me qytetarët, e nga ana tjetër rrënon ekonominë, duke çuar drejt falimentimit mijëra biznese, e nga ana tjetër mbështet një grup oligarkësh me të cilët ndan interesa. Thumana tregon edhe një herë, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Publiée par Orjola Pampuri sur Jeudi 11 juin 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY