Rama paralajmeron kthimin e karantines

Rama paralajmeron kthimin e karantines

120
0
Shares

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmeruar rikthimin e karantines nese ritmi i rritjes se infeksioneve tecreja do te vijoje.

“Numrat e të infektuarëve po rriten po ashtu edhe shtrimet. Çka është më shqetësueses është trendi në rritje, jo vetëm do na sjelli dëme të rë nda në shëndetin e njerëzve po do të na detyrojë të na kthejë mbrapsht, tek KARANTINA. Si do ja bëjmë? Do bëhemi njerëz dhe të respektojmë rregullat apo do e bëjmë si lopa që i bie me shkelm kovës së qumështit kur e mbush?!

Nuk dua të bëhem i përsëritshëm por jam shumë i shqetësuar dhe nuk dua të bëj sehir, a rmiku i padukshëm nuk ka ikur. Prej 3 ditësh kemi më tepër shtrime në spital se sa në kulmin kur ishim mbyllur në shtëpi. Ekonomia bie edhe ngrihet prapë të vde kurit nuk ngjallen prapë! E di mirë sa kanë duruar të gjithë, nuk dua as ta mendoj e jo më të them fjalën karantinë. Nëse vazhdojmë kështu e nëse nuk ndryshojmë sjellje e nëse numrat e të shtruarëve rritet, atëherë me keqardhje por realisht nuk do kemi ca të bëjmë dhe do fillojmë nga e para, siç po ndodh edhe në disa vende të tjera. Të bëjmë gjënë e duhur për familjen tonë, e kemi vetë ne dorë, secili prej nesh e ka në dorë. Të ringrihemi shpejt të shërohemi nga plagët dhe të bëjmë atë që na takon”, deklaron Rama permes rrjeteve sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY