Policia vë në pranga pesë persona në Tiranë, detajet mbi akuzat

Policia vë në pranga pesë persona në Tiranë, detajet mbi akuzat

93
0
Shares

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, dy prej të cilëve ishin shpallur në kërkim. Policia ne Tirane  ka bere me dije detajet nga akuzat dhe arrestimet e tyre.

Te arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, jane: shtetasi palestinez H. F., 22 vjeç, pasi në rrugën “At Zef Valentini”, te cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Ky shtetas, gjatë kohës që po shoqërohej në dhomën e ndalimit, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe ka thyer plotësisht xhamin e derës së korridorit.

Po nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Babë Rexha”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

-Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “ Vjedhja”, i shtetasit sirian A. E., 22 vjeç, pasi në Fushë Kërçik, Babrru, është kapur në flagrancë duke kontrolluar në banesën e shtetasit D. P., me qëllim për të vjedhur.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

Sh. B., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kalim i paligjshëm i kufijve shtetëror”;

-F. M., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Krijim i skemave të mashtrimit lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY