“Paketa e tretë’/Rama riposton videon e PD dhe i quan gënjeshtra: Mos...

“Paketa e tretë’/Rama riposton videon e PD dhe i quan gënjeshtra: Mos i besoni produktet e Bashës

93
0
Shares

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ripostuar një video të publikuar nga Partia Demokratike, e cila e akuzon se nuk e ka miratuar paketën e tretë për individët dhe biznesin mes 20 dhe 25 majit, ashtu sikur kishte premtuar.

PD e cilësoi si mashtrim të Ramës të gjithën këtë, ndërkohë që kreu i qeverisë shkruan se në 13 prill theksoi se paketën e tretë do ta miratonte duke parë dinamikën.

Mjafton të nxjerrësh gjysmën e një fraze të vërtetë nga goja e tjetrit, për të përhapur një gënjeshtër të madhe ndaj tij!Gjysmë të vërtetat gënjeshtrat më të mëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co. Në fund të majit Shqipëria u rihap dhe u rikthye në normalitet. Pagesat vazhdojnë dhe do të mbyllen 100% për afro çerek milionë punonjës”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY