COVID-19 përhapet me shpejtësi në vend, Gjirokastra konfirmon rastin e parë, vatra...

COVID-19 përhapet me shpejtësi në vend, Gjirokastra konfirmon rastin e parë, vatra të tjera në dy qytete

214
0
Shares

Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vend pas lehtësimit të masave kufizuese. Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për nje 68-vjeçar i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në spital.

Në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.

Ndërkohë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Vlorë.  I infektuari është një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.

Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamopinin i cili rezultoi pozitiv.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY