Breshëri kallashnikovi në mes të natës, arrestohet i riu në Fier që...

Breshëri kallashnikovi në mes të natës, arrestohet i riu në Fier që terrorizoi fshatin

58
0
Shares

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtje në Mallakastër, duke trembur banorët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gorishovë, të Mallakastrës.

Sipas informacioneve mësohet se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke shkaktuar panik te banorët e fshatit, por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të kësaj ngjarje. Ndërkohë po punon  për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Njoftimi i plote I policisë:

Fier- Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 11.06.2020 në fshatin Gorishovë.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet arma me të cilën ka gjuajtur autori.

Sot, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. A., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedural.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY