Sherri dhe plagosja në Maliq, vihet në pranga një person

Sherri dhe plagosja në Maliq, vihet në pranga një person

58
0
Shares

Autoritetet policore kane arrestuar nje person ne Maliq, i cili eshte fajtor per nje sherr dhe plagosje diten e djeshme.

“Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: B. R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq”,-informon policia.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY